Kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe kanë inspektuar rindërtimin e rrugëve rurale në Myzeqe. Rama shprehet se ka përfunduar rindërtimi i të gjitha rrugëve rurale të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë, duke lehtësuar plotësisht lëvizjen e njerëzve e të prodhimeve, në këtë zonë shembullore “për transformimin e bujqësisë e për rritjen e eksporteve në këto vite të qeverisjes me njerëzit”.

Braçe vlerësoi se rindërtimii i rrugëve rurale në Myzeqe ka bërë që fshatrat të ndryshojnë radikalisht. Ai shtoi se duhet që të bëhen edhe rrugët që lidh kodrën me fushën në Myzeqe, që banorët të shesin mallin e tyre në qytetin e Lushnjës.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në “Facebook”: Lushnje – Ka përfunduar rindërtimi i TË GJITHA RRUGËVE RURALE të zonës bujqësore të fushës së Myzeqesë, duke lehtësuar plotësisht lëvizjen e njerëzve e të prodhimeve, në këtë zonë shembullore për transformimin e bujqësisë e për rritjen e eksporteve në këto vite të qeverisjes sonë me njerëzit e për njerëzit😍

Me zv.Kryeministrin Erion Braçe, njëkohësisht shembëlltyrë e lidhjes së deputetit me banorët e me prodhuesit e një zone, ku në radhë të parë falë punës së palodhur të Erionit, së bashku me drejtuesit vendorë e me komunitetet, progresi në 7 vjet e dy muaj ka qenë pakrahasimisht më i madh se në dekadat e mëparshme, në çdo drejtim🙏