Njoftimi zyrtar: Dita Botërore e Pastrimit – Rrugë të Pastra!

Më 19 Shtator, bëhu pjesë e njerëzve të cilët e duan natyrën! 🍀
Bashkohu në aksionin më të madh mjedisor në botë – Dita Botërore e Pastrimit! 🌏
Dita e Botërore e Pastrimit, synon të mobilizojë qytetarët, institucionet, bizneset në aksione pastrimi (dhe jo vetëm), për të larguar sa më shumë mbeturina nga natyra dhe në këtë mënyrë të përçojë mesazhin për mbrojtjen e mjedisit nga ndotja.

Ndaj në “Ditën Botërore të Pastrimit” dhe aksionit kombëtar “Ta Pastrojmë Shqipërinë”, DPSHTRR ndërmerr angazhimin së bashku me Green Line Albania, duke sjellë në jetë nismën më të re mjedisore në Shqipëri, “Rrugë të Pastra”, e cila do të jetë dhe tematika e “Ditës Botërore të Pastrimit” në Shqipëri për vitin 2020!

Ndotja e rrugëve urbane, interurbane dhe rurale tashmë është kthyer një nga problematikat kryesore të ndotjes jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri. Në Shqipëri qarkullojnë rreth 630,000 mjete, të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mjedis, si për nga ndotja e ajrit, ndotja e rrugëve dhe gjenerimi i mbetjeve të ndryshme gjatë ciklit të jetës së një mjeti.

Aksionet kryesore do të zhvillohen në hyrje-daljet kryesore të qyteteve, akset kombëtare, si dhe rrugët në brendësi të qyteteve dhe fshatrave. Gjithashtu, ju mund të bëheni pjesë duke pastruar mbeturinat që keni në makinën tuaj dhe duke i hedhur ato në koshat e mbeturinave.

DPSHTRR dhe Green Line Albania sfidojnë secilin prej jush, që të jeni pjesë e “Ditës Botërore të Pastrimit” duke ndërmarrë nisma individuale apo në grup (jo më shumë se 20 persona në grup dhe duke respektuar masat mbrojtëse anti-COVID-19) për largimin e sa më shumë mbeturinave nga rrugët e lagjes, qytetit, fshatit, si dhe nga akset kombëtare.

Bashkohu Edhe Ti – Mjaftojnë vetëm 5 hapa të thjeshtë për t’u bërë pjesë: 📍🛣️ 🚙 Zgjidhni vendin ku do të zhvilloni aksionin tuaj; 😷 🧤 Vendosni dorezat, maskën dhe respektoni distancën sociale (nëse aksioni zhvillohet në grup); ♻️ 🧹 Pastroni mbeturinat nga rrugët e lagjes, qytetit, fshatit, akset kombëtare, si dhe nga makina juaj; ✅ 🗑️ Hidhni mbeturinat e mbledhura në koshin më të afërt; 📷 📹 Bëni foto/video nga aksioni i juaj dhe dërgojini ato në faqen tonë të facebook-ut, dhe kur t’i postoni përdorni hashtags si më poshtë:

#WorldCleanupDay #DitaBoteroreEPastrimit #19Shtator2020 #TaPastrojmeShqiperine #QytetareTePergjegjshem #RrugeTePastra #PastroRrugenTende #PastroMakinenTende #QyeteteTeGjelbra #BashkohuEdheTi #BehuVullnetar #PerMjedisin #PerFemijetTane #PerTeArdhmenTone #PerShqiperineTone #BASHKE #PolitikaGreen #JetoGjelbër #GreenPolitics #GreenLiving #LetsDoItAlbania #DPSHTRR #GreenLineAlbania #MIE #TrashOut #DpshtrrGreen #GreenTeam #DpshtrrTeam

Qytetarë të Përgjegjshëm – Rrugë të Pastra! Bashkohu Edhe Ti – Natyra do t’u jetë mirënjohëse! 💚