Besnik Krapi dhe Jonida Vokshi kanë ndarë disa foto të ëmbla në çift këtë të diel, nga dita e tyre e relaksit në bregdetin e Vlorës.

E megjithatë, moderatorja nuk ndau vetëm fotot me miqtë në Instagram, por edhe debatin në çift që pati sot me bashkëshortin.

“Kush është më i bukur nga të dy?”, ishte kjo çështja e nisur fillimisht nga Besniku, dhe me thënë të drejtën nuk e dimë si shkoi fundi.

“Më tha: – E kanë vrejte krejt perreth qe une jom ma i bukur se ti”, shkruan Jonida në postimin në Instagram.

Menjëherë kanë nisur komentet dhe ka nga ata që mbajnë anën e Besnikut, por ka dhe të tjerë që mbajnë anën e Jonidës.

Ka dhe nga ata që e njohin Besnikun dhe thonë se “këtë vetëbesim e ka pasur që në fëmijëri”. Nuk e dimë si përfundoi, por e sigurt është që kur janë bashkë ata të dy, duken më të bukur se kurrë!

 

View this post on Instagram

 

Me tha: – E kane vrejte krejt perreth qe une jom ma i bukur se ti @besnikkrapi 😂❤️

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial) on