Nëse po mendoni se partneri i Jona Spahiut feston ditëlindjen dhe ajo e ka uruar me fjalë të bukura dashurie, e keni gabim! Nuk është ky rasti sot. Në fakt, motra e bashkëshortit dhe kunata e Jonës është sot vajza e ditëlindjes, ndaj moderatorja nuk e ka vonuar një urim special.

Jona ka treguar gjithmonë se është tepër e lidhur me kunatën e saj dhe janë tashmë motra e kaluar motrave! Vajzat ndajnë çdo gjë së bashku dhe kanë gjetur tek njëra-tjetra miqësi e dashuri të sinqertë, ndaj janë për t’u pasur zili.

Drita është një ndër personat më të shtrenjtë në jetën e Jonës dhe këtë moderatorja ia tregon sa herë i jepet mundësia. Në një pozë të ëmbël të publikuar në llogarinë e saj në Instagram, Jona shkruan:

“Kerkova dashuri por gjeta shume me shume… E bekuar qe marr nga energjia jote, çdo dite.
We couldnt ask for a better A☺️
Gezofsh gjithe jeten driteza ime e diellit! @dritaymeri 💗”