Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dukaj, Tepelenë, ku me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural përmes IPARD, Bledar Hysa ka ndërtuar një baxho me pajisje dhe dhoma frigoriferike të standardeve bashkëkohore, ku mbledh qumësht nga zona e prodhon 15 kuintalë djathë në ditë.

“Me Bledar Hysën, një nga shumë blegtorët shqiptarë që ndërtojnë me përkushtimin e tyre dhe ndihmën tonë, suksesin e përditshëm në prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve të qumështit”, tha Rama. Tani ai po mendon për zgjerimin e sipërmarrjes së tij dhe njëkohësisht ndërtimin e një agroturizmi pranë saj.

“Këtu është një vend fantastik. Ju jeni shembulli që edhe në kushte ku për shkaqe gjeografike dhe për shkak të terrenit, dukesh ose je i izoluar dhe nuk ke mundësi të bësh bujqësi për të dalë fuqishëm në treg, e sjell ti tregun te vetja. Krijon ti pikën e tërheqjes në atë shtëpinë e gjyshit që zhvillohet dhe bëhet turistike dhe turistët vijnë dhe ti fiton në tokën tënde shumë më tepër. Kjo është formula në dukje e thjesht por edhe realiste për ata që vërtetë duan dhe ia dalin”, tha Rama.

Kryeministri siguroi se “ne do të mbështesim të gjithë ata që duan ta zgjerojnë gjithmonë këtë rrjet dhe Tepelena po bëhet pikë turistike”.

#RESPEKT🙏📍Dukaj, Tepelenë – Me Bledar Hysën, një nga shumë blegtorët shqiptarë që ndërtojnë me përkushtimin e tyre dhe ndihmën tonë, suksesin e përditshëm në prodhimin, përpunimin dhe tregtimin e produkteve të qumështit.🐄🐑🥛🍶Me mbështetjen e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural përmes IPARD, Bledi ka ndërtuar një baxho me pajisje dhe dhoma frigoriferike të standardeve bashkëkohore, ku mbledh qumësht nga zona e prodhon 15 kuintalë djathë në ditë👍Tani ai po mendon për zgjerimin e sipërmarrjes së tij dhe njëkohësisht ndërtimin e një agroturizmi pranë saj😍

Gepostet von Edi Rama am Montag, 13. Juli 2020