Është publikuar më në fund bashkëpunimi i shumëpritur i Xhensila Myrtezajt dhe Ardijan Bujupit, “Panorama”. Kënga e re që ishte paralajmëruar pak javë më parë, vjen me një muzikë tepër ritmike dhe i shtohet play listës së këngëve të verës 2020. Në një postim të fundit, Xhensila shpreh konsideratat për kolegun e sajm Ardianin, si një njeri i përkushtuar, ndërsa shprehet se do të dëshironte shumë që ky bashkëpunim të kishte të njëjtin sukses të këngës “Çika çika”.

“Do dëshiroja shumë qe edhe ky projekt te ketë vulën e “cika cika”, shkruan këngëtarja. Xhensila shfaqet me një look të mahnitshëm në klip dhe sigurisht që për të është kujdesur dyshja profesioniste, Sellma dhe Kaçi Lleshin.

Postimi i Xhensilës:

Pas Çika Çika, sot ju sjellim “Panorama”. Nje tjeter projekt me nje nga me favorit bashkpuntor, rralle kush i perkushtuar si ai @ardianbujupi . @entermedia, vetem fillimi ne fakt, na pret rrug e gjat 😉.

@elona_xara dhe @celiah_outlaë faleminderit per cdo minut dhe cdo profesionalizem ne punen tuaj pertej te zakonshmes, mrekullisht e kenaqur me ju, bekim jeni per mua! @mumaofficial pjese e suksesit ne disa nga projektet e bukura gjithashtu edhe kete here!

Te pandashmit dhe te pandalshmit @sellmakasumoviq dhe @kacilleshi , ju dua shum! 🙏 i talentuari @anxhelo.koci . @irkenc.hyka @mixey faleminderitt paaaafuuunddd🤍🤍 🙏 @optika_1 per suportin e perhershem! Do deshiroja shume qe edhe ky projekt te kete vulen e “cika cika”. Me shume dashuri per te gjithe Ju, Xhensila! Kerceniii me #Panorama🙌