Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka bërë të ditur se 722 qytetarë të prekur nga COVID-19 po ndiqen sipas protokollit nga mjekët e familjes. Manastirliu shkruan se 1600 mjekët e familjes në të gjithë vendin janë të angazhuar ne ndjekjen e personave pa simptoma.

“#COVID19
Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga SARS-COV2 ka angazhuar akoma më shumë rreth 1600 mjekë familje në të gjithë vendin që ndjekin sipas protokollit, pacientët me simptoma të lehta në kushte shtëpie.

👩🏻‍⚕️👨‍⚕️ Gjatë 24 orëve të fundit, 722 qytetarë te prekur nga virusi i rrezikshëm janë ndjekur nga mjekët e familjes në të gjithë vendin. ‼️#RespektoniRregullat, 😷#VendosMaskën, ↔️ #MbajDistancën 1.5 metër, 🧼#RuajHigjienën. Të frenojmë përhapjen e 🤜#COVID19🤛”, shkruan ministrja e Shëndetësisë.

🔴#COVID19 Përveç punës së jashtëzakonshme që po bëhet në spitalin infektiv, rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga…

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Freitag, 3. Juli 2020