Lulzim Basha nuk ka mangësi vetëm në matematikë, por sikurse po tregon ka deficenca dhe në Gjeografi. “…nga një pamje e mrekullueshme këtu, buzë detit në Durrës, në Golem, në një plazh tejet të boshatisur. Në Kavajë sigurish, në bashkinë e Kavajës”, deklaroi dje Basha gjatë takimeve me bizneset e turizmit në Golem.

Ky fakt nuk i ka shpëtuar numrit dy të PS Taulant Balla, i cili shkruan në rrjetin social se “Mirë në Matematikë 7×7=42, po dhe në Gjeografi qenka ngelës ky😂😂😂 E shkreta PD” Kreu i PD është bërë problem gjatë takimeve pasi herë bën gabime në arithmetikë, dhe tashmë dhe në gjeografinë e vendit.