Në janar të këtij viti Fatma Methasani dhe Alfio Rrotani u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Noah. Duket se të dy po e shijojnë shumë këtë eksperiencë, teksa herë pas here ndajnë me ndjekësit foto të ndryshme nga momentet që kalojnë me të voglin e tyre. Pak minuta më parë Fatma ka publikuar në Instagram një foto ku shihen të tre, Alfio, Fatma dhe Noah i vogël, teksa moderatorja shkruan:

Fatma dhe Alfio shihen të veshur me një bluzë që tregon se janë super të lodhur nga këto 5 muaj si prindër, kurse Noah i vogël është super i karikuar. Fatma ka treguar në intervista të ndryshme se Alfio e ka përjetuar shumë mirë fakti që do bëhej me djalë dhe kjo gjë e ka gëzuar tepër. Pak ditë më parë moderatorja ka bërë një tatuazh për vogëlushin. Ajo ka publikuar në Instagram një foto të këmbëve të saj, pranë këmbëve të Noah, duke nxjerrë në pah dhe tatuazhin e veçantë. Alfio dhe Fatma nuk janë kurorëzuar akoma në martesë, por kjo do të ndodhë së shpejti, madje unazat në altar, mendohet t’ia sjellë fryti i tyre i dashurisë, Noah.

 

View this post on Instagram

 

5 muaj në një foto! 😴🥰😂 #family #Noah5

A post shared by Fatma Methasani (@fatma_methasani) on