Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se edhe kjo fundjavë do të vijojë të jetë gjysmë e bllokuar, njësij si e shkuara.

Përmes një statusi në Facebook, Rama shkruan se kjo fundjavë do të vijojë të jetë njësoj si e shkuara dhe uron që qytetarët t’ja kalojnë sa më bukur.

“🟢 KJO FUNDJAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA😊

TA KALONI SA MË QETË🙏“, shkruan Rama.

Por si ishin oraret javës që shkoi?

Të shtunën dhe të dielën pensionistët lejohen të dalin lirisht deri në orën 10:00. Ndërsa të gjithë të tjerët në shtëpi brenda kësaj fashe orare.

Prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç do të lejohen të dalin lirisht nga ora 11:00 deri në orën 17:30. Të shtunën do të qëndrojnë hapur vetëm ushqimoret dhe farmacitë deri në orën 17:30. Ndërsa të dielën të gjitha mbyllur.

Të shtunën dhe të dielën do të ndalohet kategorikisht qarkullimi i automjeteve private, me përjashtim të atyre që do shkojnë në punë dhe me autorizim. Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë.