Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë, Kastriot Gurra ndoqën nga afër vijimin e operacionit humanitar të shpërndarjes së ndihmave në qytetin e Librazhdit, ku u shpërndan pako ushqimore të cilat i dhuroi shteti i Katarit.Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla falrnderon shtetin e Katarit për gjestin e radhës së solidaritetit në operacionin humanitar të shpërndarjes së ndihmave për familjet në nevojë.

Gjithashtu Balla shpreh mirënjohjen për shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

Një tjetër gjest solidariteti nga shteti i Katarit për vendin tonë 🇦🇱🇶🇦, duke ndihmuar Operacionin humanitar të furnizimit të familjeve shumë në nevojë me pako ushqimore. Vijuam sot mbështetjen për shumë familje në qytetin e Librazhdit. Mirënjohje shtetit të Katarit për mbështetjen e pakursyer për Shqipërinë në ditë të vështira🙏🏼