Mbi 100 vende në Botë janë bërë pjesë e nismës së OBSH për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.Zyra e OBSH në Shqipëri ka përgëzuar Shqipërinë për pjesëmarrjen në studimin klinik të solidaritetit. Mbi 100 vende në botë janë duke punuar së bashku përmes këtij studimi, për të gjetur mjekimet e efektshme në kohën më të shpejtë të mundshme.Studimi përfshin pacientët në moshë të rritur me COVID-19, të hospitalizuar. Pacientët adultë, të cilët marrin trajtimin spitalor standard, do të marrin gjithashtu medikamente që po studiohen për veprimin e tyre ndaj koronavirusit të ri dhe sëmundjes së shkaktuar prej tij.

Në Shqipëri do të zbatohet i njëjti protokoll standard, sikurse edhe në vendet tjera. Çdo pacient jep pëlqimin e tij nëse dëshiron të marrë edhe medikamentet në studim apo jo. Ekipi mjekësor i trajnuar vlerëson gjendjen e çdo pacienti për sëmundjet bashkëshoqëruese dhe kundërindikimet.

Përmes Studimit klinik të Solidaritetit, do të studiohen medikamentet:chloroquine ose hydroxychloroquine;lopinavir dhe ritonavir;lopinavir/ritonavir plus interferon beta,dhe remdesivir.Medikamente të tjera mund të shtohen në studim sipas të dhënave kërkimore.Studimi monitorohet nga Komiteti për të dhënat globale dhe monitorimin e sigurisë, i përbërë nga një grup ekspertësh të pavarur.

Për më shumë lexoni 👉 https://www.who.int/emergencies/diseases/novel-coronavirus-2019/global-research-on-novel-coronavirus-2019-ncov/solidarity-clinical-trial-for-covid-19-treatments

Udhëzuesi i OBSh-së për mjekimin standard të pacientëve me infeksion respirator akut të rëndë në rast dyshimi të COVID-19 👉https://www.who.int/publications-detail/clinical-management-of-severe-acute-respiratory-infection-when-novel-coronavirus-(ncov)-infection-is-suspected

https://www.facebook.com/108216470543592/posts/243005673731337/?d=n