Tiranë, 20 Prill- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një postimi në faqen e saj në Facebook, ka ndarë lajmin e mirë se mjeku Roland Xhaxho është shëruar nga COVID-19, pas testit konfirmues.

Në total deri tani janë shëruar 40 personel shëndetësor.

Postimi i Ministres Manastirliu:

Më gëzon pa masë lajmi se dr. Roland Xhaxho është shëruar nga #COVID19 dhe së shpejti do të lërë spitalin infektiv 🙏🏼

Janë 4️⃣0️⃣ personel shëndetësor të #shëruar nga COVID-19 ✅

Deri tani janë 3️⃣2️⃣7️⃣pacientë dhe staf mjekësor që e kanë fituar betejën me 🤜#COVID-19🤛

#FORCA