Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, nëpërmjet një statusi në Facebook ka njoftuar se ditën e sotme se është shëruar edhe 1 infermiere e prekur nga COVID-19.
Manastirliu shkruan se çdo punonjës i sistemi shëndetësor është një aset i çmuar.

Numri i mjekëve dhe infermierëve të cilët kanë dal negativë në testin konfirmues është 22. Në total janë 131 qytetarë dhe staf mjekësor që kanë fituar betejën me COVID-19, por që do të qëndrojnë të karantinuar edhe për 14 ditë të tjera.

🟢”👩🏻‍⚕️ Çdo infermier, çdo mjek, çdo punonjës i sistemit shëndetësor është aset i çmuar për ne. Ndaj më gëzon fakti se edhe 1️⃣ infermiere është shëruar pas testit konfirmues nga laboratori i virologjisë në #IShP ✅
Shkon në 2️⃣2️⃣numri i mjekëve dhe infermierëve të shëruarve nga 🤜#COVID19🤛
Deri tani 1️⃣3️⃣1️⃣ qytetarë dhe staf mjekësor e kanë mundur #covid19❗️
#FORCA, shkruan Manastriliu në Facebook.