Kryeministri Edi Rama gjatë inspektimit në Durrës është interesuar për punëtorët duke thënë se Rindërtimit do të hapë mundësi punësimi pafund. Po ashtu ai tha se nëse do të jetë nevoja Shqipëria do të marrë punëtorë nga jashtë nga kontinente të tjera.

Rama madje ironizon me ata që refuzojnë punën në banesat e rindërtimit duke u shprehur se ”Juristët le të pijnë kafe me lekët e babës që i bie bretku”.

EDI RAMA: Si shkojmë me punëtorët, kemi probleme? Të gjithë thonë vende pune, vende pune por rindërtimi do të hapë mundësi të pafundme punësimi, në kuptimin e nevojës. Do të marrim edhe punëtorë nga jashtë nëse do të jetë nevojë. Vijnë punëtorë nga kontinentet e tjera dhe këta preferojnë të rrijnë poshtë se janë jurista. Edhe ata le të vijojnë të pijnë kafen me lekët e babës që i bie bretku.

INXHINIERI: Po e bëjmë këtë propagandë pa fund. I kemi premtuar edhe rroga më të lartë. Edhe kupton edhe ti tani se ikin edhe jashtë se por do të bëjmë ç’është e mundur.

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Durrës – Duke ndjekur hap pas hapi, riparimet dhe restaurimet pas dëmtimeve të 26 nëntorit.Janë 1871 apartamente që po riparohen nga lejet e dhëna deri tani, ndërkohë që këto familje janë edhe përfituese të bonusit të qerasë. Puna vijon…

Gepostet von Edi Rama am Freitag, 21. Februar 2020