Sot, gazetarja shqiptare Fiori Dardha ka marrë vëmendjen e të gjithëve në Instagram me historinë që ka treguar lidhur me bashkëshortin e saj. Me rastin e Shën Valentinit, ajo ka vendosur t’i bëjë një dhuratë partnerit mirëpo surpriza e saj nuk është pritur siç duhet. Bashkëshorti e ka “qortuar” Fiorin për dhuratën, duke i renditur të gjitha shpenzimet që kishin për të bërë atë muaj.

Me humor, gazetarja ka treguar të gjithë skenën në postimin e saj në Instagram: “Më bëri namin se i kisha blerë dhuratë “Kemi dritat, ujin, internetin dhe këstin e kredisë për të paguar sot, ti merresh me budallallëqe. Zër mend, se je 40 vjeç!” Këtë “40 vjeç” për Shën Valentin edhe mund të ma kursente… GËZUAR (dhe t’ia kursejmë vetes klishetë “Shën Valentin kemi përditë”)! P.S: nuk jam bërë ende 40 vjeç, duhen edhe disa ditë 😂”- shkruan ajo. Fiori dhe partneri i saj janë prej vitesh të martuar dhe kanë një vogëlush të quajtur Abel.

Pas8 shenjat që tregojnë se keni gjetur partnerin ideal