Dashi
Një mundësi e re për njohje të re që ju nxjerr nga një periudhë e mbyllur dhe me përgjegjësi të mëdha.

Demi
Një propozim i ri pune mund të jetë një çlirim për ju në lidhje me karrierën dhe të menduarit ndryshe. Mund të ndodhi një përmbysje në planet ekzistuese.

Binjakët
Një pengesë në lidhje me udhëtimet apo çështjet ligjore fillon nga sot. Duhet të mendoni të ndryshoni rrugë apo strategji.

Gaforrja
Ju hapet një rrugë e re në çështjet tuaja ekonomike apo në lidhje me detyrimet që mund të keni.

Luani
Një bashkëpunim ekzistues do nxjerri probleme. Do rishikoni mundësitë e një ndryshimi kontrate apo partnerësh.

Virgjëresha
Një ndryshim pune dhe partneriteti do t’iu detyrojë të bëni ndryshime të mëdha në jetën e përditshme. Udhëtime, lëvizje dhe ndoshta një përballje e fuqishme.

Peshorja
Ka ardhur momenti ku do dëshironit më shumë liri në jetën personale dhe t’i jepni fund kushtëzimeve në një marrëdhënie. Kjo ju jep mundësinë të zhvilloheni më shumë.

Akrepi
Do iu hapet një mundësi e re në jetën e përditshme me më shumë njohje, udhëtime dhe kontakte në media.

Shigjetari
Në çështje të mesazheve dhe njohurive të reja do keni përparësi. Do keni takime me njerëz interesantë që ju fusin në një botë të re.

Bricjapi
Një çështje e bllokuar ekonomike do fillojë të sqarohet dhe do filloni të merrni pak më shumë frikë. Një çështje personale do ju kërkojë përballje për t’u sqaruar.

Ujori
Hëna e re në shenjën tuaj do t’iu çlirojë nga një moment pak i mbyllur në përgjithësi. Fillon një mundësi e re për ju.

Peshqit
Pavarësisht Hënës së re në Ujor, ju rigjenerimin dhe ndryshimin do ta mbani për vete. Do ju jepni përparësi ndjenjave tuaja apo revolucionit me veten.

PasManchester City përjashtohet nga Champions League