Bleona Qereti tërhoqi vëmendjen e të gjithëve edhe këtë vit me veshjen e saj në festën e “Oscars 2020”, të organizuar nga Elton John. Bleona ishte veshur me një fustan transparent që vezullonte i gjithi, i dizajnuar nga stilisti Yousef Al Jasmi. Mediat e huaja si “Cosmopolitan”, “Too fab news”, e kanë përfshirë Bleonën në listën e të veshurave më bukur.

“Fustani transparent është vezullues dhe se ksi”, shkruan “Cosmopolitan”, duke e vendosur Bleonën krah VIP-ave si Scarlett Johansson apo Gal Dadot.