Filmi “I Love Tropoja” ndër personazhet kryesor ka edhe këngëtaren Enca Haxhia. Pafund e kënaqur nga aktrimi dhe eksperienca që i ka ofruar ky film ajo ka postuar disa foto nga premiera që u mbajt ditën e mërkurë në “Pallatin e Kongreseve”.

“Fillojme me fotot horizontale 😂😅
Jo per te bere qoka, por mbremja e premieres dhe gjithe rrugetimi i ketij projekti,nga dita e audicionit deri ne diten e finalizimit ka qene i magjishem! ✨Aktrimi ka qene gjithmone endrra ime me e madhe pas muzikes dhe jam KRENARE dhe e lumtur qe pata platformen dhe eksperiencen me te bukur te mundshme me kete projekt.Jam Krenare te kem luajtur ne krah te LEGJENDAVE dhe super aktoreve profesioniste te artit shqiptar!

Krenare per nje realizim dhe finalizim kaq dinjitoz te nje projekti 100% SHQIP por me nivel nderkombetar.Gjithashtu jam krenare te te quaj mik @ermalmamaqiofficial , per te gjithe besimin, punen e palodhshme,energjine e pashtershme dhe shpirtin e mire qe ke ndare me ne per kaq kohe 🙏🏽❤️ Pafund dashuri per te gjithe pjesetaret e ketij projekti,per te gjithe miqte dhe artistet qe na mbeshtesin dhe sigurisht per Tropojen 🤗🌹 #ilovetropoja #premiere ” shkruan aktorja krahas fotove.Sigurisht që gjithë këto fjalë për filmin dhe Ermalin si producen dhe regjizor nuk mund të mbeteshin pa një koment nga ana e tij. “Sa qesh me ata që ça nuk thanë kundra teje dhe tani të shohin në Kinema dhe i ngrin buzëqeshja në fytyrë kur kuptojnë sa i mirë është aktrimi jot dhe sa efekt shkakton në sallë.Je një multi talent💥.Jam i nderuar nga gjithë kjo eksperiencë me ty. ENCA SUPERSTAR❤❤❤” ka shkruar Ermali duke “thumbuar” gjithë ata që nuk e vlerësuan pjesëmarrjen e Encës si aktore.Këngëtarja dhe aktorja tashmë, ja ka kthyer gjithë dashamirësinë Ermalit me komentin:” mos me bej te qaaaaaaj se hapa rubinetin prap… ❤️🙏🏽 best experience ever! Love you!”.