Ylli belg pritet të transferohet në Real Madrid pasi e konfirmoi largimin nga Chelsea pas triumfit në finale të Europa Leagues ndaj Arsenalit Real Madridi ka nisur ta përgatisë terrenin për Eden Hazardin.

Ylli belg ditë më parë e konfirmoi largimin nga Chelsea dhe madrilenët e kanë nisur ofanzivën për të. Tabloidi britanik “The Telegraph” shkruan se “Los Blancos” i kanë bërë gati 120 milionë euro për Hazardin, i cili së fundmi e fitoi Europa Leaguen me Chelsean.

Gjiganti spanjoll shpreson që marrëveshja të arrihet shpejt dhe ish-futbollisti i Lillet të përfundojë në “Santiago Bernabeu”. Futbollisti ka thënë se po e kërkon një eksperiencë të re dhe klubi madrilen duket të jetë më i interesuari për shërbimet e tij. Hazard ishte njëri prej futbollistëve më të mirë të Premierligës viteve të fundit.