Forma e treguar nga talentet e rinj me skuadrat e tyre, ka bërë që vlera e kartonit në merkato të rritet.

Lojtari më i shtrenjtë sipas “Transfermarket” është Jadon Sancho i Dortmundit që kushton rreth 100 milionë euro.

Në vendin e dytë është Vinicius Junior, i cili pavarësisht se nuk po luan në formacionin e parë të “Los Blancos”, çmimi i tij është 70 milionë euro.

Në vendin e tretë është sulmuesi i Evertonit, Moise Kean, i cili kaloi një sezon shumë të suksesshëm me Juventusin, ndërsa për momentin nuk është në formën më të mirë të mundshme dhe vlera e tij është 40 milionë euro.

Në vendin e katër është Sessegnon që kushton 35 milionë euro, me të njëjtën vlerë është edhe ylli i Chelseas Hudson-Odoi.

Më poshtë keni dhe listën e plotë.