Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve AIDA) ka renditur 10 arsyet përse bizneset e huaja duhet të investojnë në Shqipëri. Përmes fakteve dhe analizave ekonomike sociale, AIDA vlerëson se që nga pozita gjeografike, qasja e tregut të lirë e deri tek politikat lehtësuese, favorizojnë nxitjen e investimeve të huaja në Shqipëri.

Sipas AIDA-s: Pozicioni gjeografik strategjik në jug-lindje të Europës: – e vendosur në qendër të korridoreve kryesore të transportit – portë hyrëse në tregjet globale përmes katër porteve të saj

Qasje në treg të lirë: – ekonomia dhe tregtia e liberalizuar – një ekonomi elastike në rajon

Mjedisi miqësor për biznesin: – përfitime tatimore për investitorët në sektorët strategjik – kornizë ligjore në përputhje me legjislacionin e BE-së

Modeli ONE-STOP-SHOP:  – duhen vetëm 24 orë për të regjistruar një biznes të ri – 100 lekë (sistem i shpejtë dhe transparent i licencimit)

Larmishmëri në zgjedhje të mundësive për investim: – gamë të gjerë të mundësive për investime private/ publike

Kuadri ligjor mbështetës i IHD-ve (INVESTIMEVE TË HUAJA DIREKTE): – nuk kërkohet autorizim paraprak i qeverisë për investime – nuk ka kufizime për kompanitë e huaja – nuk ka kufizime në fitimin dhe riatdhesimin e kapitalit – mbrojtje e veçantë shtetërore për të gjithë investitorët e huaj

Sistemi tatimor i favorshëm: – shkalla e taksave të korporatave – 15% – shkalla progresive e taksave – 0-23% – shmangia e taksimit të dyfishtë me mbi 30 vende – trajtim i drejtë dhe i barabartë i investitorëve vendas dhe të huaj

Fuqia punëtore konkurruese: – mbi 1 milion profesionistë të arsimuar dhe të motivuar – 57% e popullsisë është nën moshën 35 vjeç – nivelet më konkurruese të pagave në rajon me 156 EUR / muaj

Infrastrukturë në përmirësim të shpejtë: – investimet në infrastrukturë, komunikim dhe energji.

Një destinacion turistik global i rekomanduar – e katërta në New York Times “52 vende për të vizituar në 2014”; – renditur në 10 vendet më të mira për t’u vizituar të Lonely Planet (2011)