Punësimi u rrit ndjeshëm në fund të vitit 2018, duke sjellë rënie të shkallës së papunësisë në vend. INSTAT bën të ditur se, 1.2 milionë shënon numri i të punësuarve, kundrejt 1.4 milionë që është numri total i individëve të gatshëm për punë në shkallë vendit, në fund të vitit të kaluar. Sipas vlerësimeve të bëra në Anketën e Forcave të Punës gjatë vitit të kaluar, 43.9% e të punësuarve përbëhet nga femrat ndërsa 56.1% janë meshkuj.

Nga ana tjetër numri i të papunëve ka arritur në 173 mijë persona raportet e të cilës ndahet në 42.3% femra dhe 57.7% meshkuj. Ajo ç’ka vihet re është se meshkujt kanë një shkallë më të lartë në forcat e punës sesa femrat. Shkalla e punësimit për femrat është 52.4% ndërsa për meshkujt është 66,7%. Diferenca mes tyre është 14,3%.