Ylli i Liverpoolit, Sadio Mane, ka bërë të ditur se prindërit e tij nuk e kishin mbështetur fillimisht vendimin për t’u bërë futbollist, pasi që mendonin se ishte humbje kohe. Megjithatë, ata më vonë e ndryshuan mendimin e tyre.
26-vjeçari është bërë njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Liverpoolit, veçanërisht sa i përket fazës së sulmit, përkrah Mohamed Salahut dhe Roberto Firminos, transmeton Gazeta Express.

Por, senegalezi ka bërë të ditur se prindërit e tij nuk kishin besuar asnjëherë se mund të bëhej një karrierë përmes futbollit, për këtë arsye, ata kishin tentuar ta nxisin atë të bëhet mësues.

“Unë linda në një fshat, prej të cilit askush nuk kishte arritur të bëhej futbollist që luan në ligat kryesore. E mbaj mend se kur isha e vogël, prindërit e mi më thonin se duhet të bëhesha mësues. Ata mendonin se futbolli është humbje kohë dhe se unë nuk do të arrija asnjëherë sukses”, ka thënë Mane.

“Ata më thanë: ‘Si mund të bëhesh futbollist? Nuk është e mundur. Ky fshat është larg Dakarit, si do të shkosh atje? Ne nuk kemi askënd aty’. Por, unë e dija se do të bëhesha futbollist, thjesht nuk e dija se si”.

“Kjo ishte gjëja e vetme që unë bëja, gjëja e vetme që dija si ta bëja. Gjithmonë stërvitje, stërvitje, stërvitje dhe stërvitje”.

“Ata kurrë nuk më ndihmuan, deri ditën kur e lashë shkollën, isha 15 apo 16-vjeçar. Unë thashë: ‘Mjaft më, duhet të ndalem nga shkolla, dua të jem futbollist, duhet të përqendrohem në futboll’”.