Prokuroria e Krimeve të Rënda ka zbuluar një rast korrupsioni ku është përfshirë një prokuror dhe avokatja e një të pandehuri.

Krimet e Rënda kanë bllokuar serverin e Prokurorisë së Tiranës ndërkohë është vendosur pezullimi nga detyra i prokurorit të Tiranës, Përparim Hasa, me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Po ashtu, është arrestuar avokatja Donika Lepenica, e cila dyshohet se ka paguar 2 mijë euro për llogari të një klienti të saj në mënyrë që prokurori të ndryshonte akuzën duke lehtësuar pozitat e të pandehurit.

Në pamjet filmike janë fiksuar momentet kur prokurori dhe avokatja takohen në zyrë. Po ashtu, nga përgjimet telefonike zbulohet se avokatja i drejtohet të pandehurit që ajo mbron, se “gjithçka e ka zgjidhur me prokurorin”.