Roberto Mancini ka zbuluar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e marsit, që Italia i zhvillon me Finlandën dhe Lihtenshtajnin. Sulmuesi 19-vjeçar i Juventusit, Moise Kean dhe mesfushori i talentuar i Romës, Nicolo Zaniolo – janë ftuar nga Roberto Mancini.

Kurse, jashtë ka mbetur sulmuesi, Mario Balotelli, raporton Gazeta Express. Italia gjendet në Grupin J, së bashku me Bosnja dhe Hercegovina, Greqinë, Armeninë dhe dy kundërshtarët e marsit ndaj të cilëve e nis aventurën në kualifikimet për “Euro 2020” – Finlandën dhe Lihtenshtajnin.