Luis Enrique nuk është më trajneri Spanjës. Problemet familjare që ka patur spanjolli kohët e fundit dhe mungesa në drejtimin e përfaqësueses që nga ndeshja me Maltën.

Kreu i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales bëri me dije se për arsye personale trajneri ka shprehur vullnetin për ta ndalur këtu punën e tij te Spanja.

Roberto Moreno do të jetë trajner i ri i Spanjës, i cili do të drejtojë skuadrën deri në fund të Euro 2020. “Është një ndjenjë e dyfishtë. Shumë trishtim dhe në të njëjtën kohë përgjegjësi. Kam qenë në futboll për shumë vite, kjo vjen në rrethana shumë të veçanta, sidomos që Luis Enrique ra dakord dhe na mbështeti. Mbështetja juaj është çelësi për të filluar punën, ne jemi të bindur se do të kemi rezultate të mira“, deklaroi Moreno.