Zyrtarisht Pakult nuk është më trajner i Kukësit dhe lajmi që qarkullonte në media është zyrtarizuar sot nga faqja zyrtare e klubit verilindor në rrjetin social “Facebook”.

Në njoftim, shkruhej se Pakultit nuk i është rinovuar kontrata për aryse të kushteve financiare, por nga ana tjetër, vetë Pakulti kishte një kontratë me Kukësin edhe për këtë sezon, kështu që nuk ishte e nevojshëm rinovimi i kontratës.

Shkak për largimin e Pakultit nga klubi verilindor, me shumë gjasa është barazimi 0-0 përballë Valetës në Ligën e Kampionëve, rezultat të cilin presidenti Safet Gjici nuk e ka pritur aspak mirë.

“FK Kukësi ka vendosur që të mos rinovojë kontratën me trajnerin, Peter Pacult.

Dy palët nuk kanë rënë dakord për pretendimet financiare, kështu që klubi i Kukësit, e falënderon për punën e bërë dhe i uron suksese trajnerit Peter Pakult, në karrierën e tij të mëtejshme.

Klubi dhe ekipi vijojnë me intensitet punën dhe stërvitjen për të kaluar në turin tjetër të Champions League, dhe nesër do të kemi në drejtimin e ekipin një trainer, që merr përsipër objektivat e klubit dhe ka përvojën dhe profesionalizmin e duhur për të drejtuar FK Kukësin”, shkruhej në njoftimin e klubit verilindor.