Pak javë më parë u përfol se skuadra e Juventus ishte afër firmosje me lojtarin e Olympique de Lyon, Hamza Rafia. Dhe ditën e sotme u zyrtarizua gjithçka, ku klubi francez e konfirmojë me anë të një postimi.

Ai pritej të vinte si lojtarë i lirë tek italianët, por klubi i Lyon dhe lojtari gjetën marrëveshjen dhe firmosën midis tyre për zgjatjen e kontratës në mënyrë që francezët të përfitonin një shumë parash nga ky transferim.

Klubi “bardhezi” do t’i paguaj Olympique Lyon 400 mijë euro për transferimin e lojtarit, por e cila mund të shkojë deri në 5 milion euro.

Kontrata për mesfushorin 20-vjeçar pritet të jetë 3-vjeçare, me opsion rinovimi për një vit tjetër.