Tashmë ka ardhur edhe zyrtarizimi. Interi lirohet nga “morsa” e Fair Play Financiar dhe del kështu nga regjimi i “Settlement Agreement”. E konfirmon UEFA në adresën e saj zyrtare, ku komunikon rrugëtimin virtuoz të përshkruar nga klubi zikaltër që nga viti 2015 dhe që ka sjellë gjatë këtij sezoni plotësimin e të gjitha kërkesave që organi kishte vendosur bashkë me presidentin e asaj kohe, Erick Thohir.

Bashkë me Interin, çlirohen edhe Astana (Kazaksitan) dhe Besiktas (Turqi), ndërsa shtyhet “amnistia” e Trabzonspor, pasi në bilancin e fundit nuk ka respektuar bilancet. Kështu, tani Interi ka mundësi që të rrezikojë dhe investojë shuma të mëdha në merkato, por duke ditur se pas 3 vitesh, bilanci duhet të jetë jo shumë tejlakues në humbje.

Pikërisht, afrimi i Antonio Contes ndodhi pasi dihej çlirimi nga kjo “pengesë”.