Ai ka kaluar te Borusia e Dortmundit për sezonin e ardhshëm futbollistik, bëhet fjalë Thorgan Hazard, vëllai i Eden Hazard.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes rrjeteve sociale, duke thënë se akordi mes Dortmund dhe Monchengladbach tashmë është arritur.

“Witsel është një lojtar me të cilin flas shumë shpesh. Vitin e ardhshëm, ai do të jetë atje për të më ndihmuar. Kur një klub si Borussia Dortmund ju thërret, motivimi është i qartë. Shpresoj se do të përshtatem me lehtësi, por nuk mendoj se do të ketë ndonjë problem”, tha 26 vjeçari.

Hazard bëri një fushatë të jashtëzakonshme për Die Fohlen, duke shënuar 10 gola dhe duke dhuruar 10 asiste në 33 paraqitje në Bundesligë gjatë këtij sezoni.

Kartoni i tij pritet t’i kushtojë Dortmund rreth 30-40 milionë euro.