Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin kandidatit nga lista e Partisë Demokratike Alban Zeneli i cili zëvendëson Flamur Nokën si deputet në Qarkun e Kukësit.

Pak ditë më parë Zeneli dorëzoi formularin e dekriminalizimit në KQZ duke shprehur vullnetin për të pranuar mandatin e deputetit.

KQZ-ja diskutoi mbi rastin e Alban Zenelit pasi renditej tek ata kandidatë që kanë ndryshuar mendje, pasi ai fillimisht ka firmosur lënien e mandatit në bllok.

Janë 16 deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvijes Socialiste për Integrim që kanë lënë mandatet.

Afati që kandidatët pasues kanë pasur për të paraqitur formularin e dekriminalizimit në KQZ ka qënë 10 ditor, por nuk është respektuar nga kandidatët, gjë që e bën KQZ-në të shpallë moszgjedhshmërinë e këtyre kandidatëve dhe të vijojë me të tjerë në listë.