Quincy Promes është transferuar nga Sevilla te Ajaxi për një shifër 16 milionë euro plus një milion tjetër në formë bonusi.

Lajmi është konfirmuar nga kampionët e Eredivisie-s pasi sulmuesi ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me klubin e Amsterdamit.

Merkato verore e Ajax ka qenë e nxehtë, teksa ka siguruar disa lojtarë pas largimit të Frenkie e Jong te Barcelona.

Promes i cili ka qenë pjesë e Holandës në Nations League dhe shënoi në humbjen ndaj Anglisë.