Zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi ka denoncuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-bashkitë e djathtë se nuk kanë bërë asgjë për të mirën e qytetarëve.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Koçi akuzon Bashën se mbledh vartësit e tij dhe iu jep urdhra për të mos humbur karrigen, por që për qytetarët as që e vë ujin në zjarr.

Dhe për të vërtetuar pretendimin e tij, numri 2 i Mbrojtjes sjell si shembull zonën e Korçës, e cila pak ditë më parë u prek nga tërmeti dhe të vetmit që iu gjendën pranë këtyre banorëve ishin Qeveria dhe bashkitë e drejtuara nga socialistët.

“Basha ka bërë mbledhje me krerët e Bashkive të djathta. Urdhra pa fund për interes të karriges së tij.

Opo si nuk i vajti mendja ‘ frymëzonte që të ndërmerrnin dhënie ndihme për banesat e shkatërruara nga tërmeti në Korçë?

Sepse asnjë prej tyre nuk ka dhënë kokërr leku për atë situatë.

Ndryshe nga bashkitë e majta që iu përgjigjën me humanizëm dhe bujari nevojës për rindërtim banesash. Përbashkinesiduhet.com”, shkruan zv/ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.