Zv/kryeministri i ri Erjon Braçe ka kërkuar nga të gjithë universitetet që të njoftojnë se ka rinisur procesi mësimor, pasi sipas tij, prindërit i kanë fëmijët në shtëpi, pasi i dinë shkollat mbyllur. Ai thotë se 8 kërkesat janë plotësuar e po plotësohen sipas afateve të vendosura.

“Boll me dhune e rrena! 8 kerkesa jane plotesuar e po plotesohen sipas afateve te vendosura! Prinderit duan te dergojne femijet ne shkolla te shqetesuar per vitin qe po humbin dhe shpenzimet e kryera!

I kane femijet ne shtepi sepse i dine shkollat mbyllur e pa mesim! Universitetet te njoftojne publikisht qe ka nisur mesimi! Nuk ka degjuar asnje rektor ta bej kete! Prinderit nuk kane degjuar asnje rektor ta thote kete! Bëni detyrën. Hapni shkollat”thotë Braçe.

Ditën e sotme një grup i vogël studentësh të universiteteve të Tiranës vijuan protestën. Ata vijojnë të bojkotojnë mësimin edhe pse pjesa tjeter e studentëve u janë rikthyer auditorëve.