Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka kërkuar nga Kuvendi shkarkimin e dy ministrave. Sikurse raportojnë mediat maqedonase, dy ministrat për të cilët Zaev ka kërkuar shkarkimin janë Aksel Ahmedovskit, ministri pa portofol i angazhuar për implementimin e strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve, si dhe Adnan Qahil, ministër për investime të huaja.

Zaevi ka propozuar kandidatin Muzafer Bajram në vend të Ahmedovskit, ndërsa në vend të Adnan Qahilit është propozuar Elvin Hasan. Të tjera ndryshime në qeverisje priten pas ndryshimeve kushtetuese. BDI-ja thuhet se kërkon alternativa për zëvendësimin e kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Hazbi Lika, mirëpo ende nuk ka asgjë zyrtare.