Një zjar ra gjatë ditës së sotme në katedralen emblematike të Notrë Dam në Paris, që me shumë mundësi ka lidhje me punimet që po zhvillohen për rinovimin e godinës, njoftuan zjarrfikësit.

Sipas zjarrfikësve, zjarri, rrethanat dhe dëmet e të cilit ende nuk janë përcaktuar, ra në papafingo të katedrales, monumenti historik më i vizituar në Europë. Sipas zëdhënësit të Notrë Dam, zjarri ra rreth orës 16:50 GMT.