Në ceremoninë përmbyllëse të Presidencës Rumune në Këshillin e BE, ambasadori Luigi Soreca ka vlerësuar punën e bërë përgjatë këtyre muajve, të cilat i cIlësoi si të vështira të Europën. Në fjalën e tij, Soreca tha se Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon, veçanërisht në zgjerimin e këtij unioni me vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë, ku dhe ka dhënë rekomandime pozitive për vendin tonë.

“Edhe në fushën dixhitale, Presidenca Rumune ka bërë përpjekje të shumta në rajon dhe të gjitha këto në një vështirësi të klimës politike. Të gjitha këto janë bërë në kushte të vështira. Samiti i 9 maji ka qenë mjaft i rëndësishëm për të gjithë punën tonë dhe kjo është një nga ngjarjet tona më të rëndësishme, përfshi këtu edhe çështjen e zgjerimi, që ka qenë pjesë e axhendës. Patjetër që kjo është e vështirë. Presidenca Rumune ka bërë shumë gjatë gjithë kësaj periudhë. Patjetër që është përballur me një moment kompleks. BE po vendos liderët e rinj në 16 korrik, ku do ketë një debat sa i përket presidenti të Komisionit Europian; Po bëjmë një reformim të ri të pozicioneve në Bashkimin Europian. Pozicione e reja te Komisionit Europian, i marrin detyrat në fund të tetorit. Ekzekutivi është duke bërë proceduat që të finalizojnë punën dhe të përcaktojnë detyra dhe pozicionet e reja. Është periudhë e ngjeshur për BE. Urime për punën që keni bërë gjatë gjithë kësaj kohe nën presidencën rumune”, tha Soreca.

Nga ana tjetër, në fjalën e tij, ambasadori rumun në vendin tonë Mircea Perpelea tha se një nga pikat kryesore të punës së tyre ka qenë pikërisht zgjerimi i mëtejshëm i BE.

“Kemi punuar për një Europë më të mirë. Jemi përpjekur të avancojmë sa më shumë axhendën europiane. Jemi përpjekur të mbajmë premtimet tona që kemi dhënë gjatë kësaj periudhe. Kemi pasur rezultate të mira dhe mbi të gjitha jemi përpjekur të qëndrojmë neutral. Kemi qenë në gjendje t’i arrinim të gjitha prioritetet tona, në Ballkanin Perëndimor, por veçanërisht në Shqipëri. Rumunia ka dhënë sinjale pozitive për Shqipërinë për të avancuar më tej integrimin. Sa i përket integrimit, mendimet kanë qenë gjithmonë pozitive”, tha Perpelea.