Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, ka zhvilluar këtë të enjte një takim pune me Prefektët, drejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, drejtorët Vendorë të policisë si edhe përgjegjësit e Zyrave të Gjëndjes civile. Mësohet se në fokus të diskutimit në këtë takim ka qenë ecuria e punës për Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Teksa është ndalur në problematikën e mungesë së për caktimit të saktë të adresave për shtetasit shqiptarë, apo për përdorimin e kodeve 999, 888 e 000. Ministri i Brendshëm ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për identifikimin dhe plotësimin e regjistrit të Gjëndjes civile me të dhëna të plota në Adresarin Kombëtar të Gjendjes Civile.

Sipas ministrit Lleshaj në të gjitha hallkat përgjegjëse, duhet të jenë në vëmendjen e duhur Prefektëve të Qarqeve dhe strukturave vendore të Policisë, në mënyrë që të përshpejtohet puna në të gjithë vendin për identifikimin dhe plotësimin e plotë të Adresarit Kombëtar të Gjendjes Civile.

Lër një koment

Please enter your comment!
Please enter your name here