Beteja mes maxhorancës dhe Presidentit Meta duket se nuk ka të sosur, replikat sulmuese në distancë vijonë mes liderave, në ludhje me zgjedhjet dhe dekretet e rrëzuara të Metës. Presidenti Meta ditën e sotme ‘përshëndeti’ me një video, ku shënjestroi Kryeminstrin duke krahasuar marrënien mes tyre si midis një qeni dhe mace.

I ftuar në një emision televiziv, ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj ka dhënë arsyet se përse maxhoranca e sulmon presidentin Meta.

Ahmetaj u shpreh se presidenti i Republikës ka shkelur Kushtetutën. Sipas tij, maxhoranca ka vendosur që të ndjekë hapat e nevojshëm ligjor për të shkarkuar Metën, pas vendimeve arbitrare të tij.

“Ne besojmë se presidenti Meta ka shkelur Kushtetutën. Të gjithë përfaqësuesit tanë besojnë profesionalisht se presidenti ka shkelur Kushtetutën duke shkelur datën e zgjedhjeve, aq më tepër në mes të fushatës elektorale.

Nëse flasim se paska alibi se mund të shkojë në konflikt, atëherë nga e dinte? Prandaj, ne po ngremë Komisionin Hetimor dhe do vendosë Gjykata Kushtetuese. Ne kemi zgjedhur logjikën kushtetuese. Ne besojmë se data 13 tetor është nul. Ne i bëmë zgjedhjet më 30 qershor dhe data 13 tetor është antikushtetues për në”, tha Ahmetaj.

Arben Ahmetaj shtoi se opozita nuk dëshiron që të hapen negociatat.

“Ata nuk duan që të hapen negociatat. Për këtë të jeni të sigurt. Ata duan të veprojnë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Të jeni të bindur se veprimi kundër dëshirës të shqiptarëve nuk ka për të ndodhur”, deklaroi ai.