Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, njëherësh kryetar i Lidhjes Social Demokrate, Zoran Zaev, tha se do të vazhdojë bisedimet me partnerët e koalicionit për gjetjen e një kandidati të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Besoj se kjo është e mundshme. Nëse e bëjmë këtë, edhe njëherë e konfirmojmë idenë ‘një shoqëri për të gjithë’ dhe i dërgojmë mesazh të qartë qytetarëve se qëndrojmë prapa personit, për të cilin paraprakisht pajtohemi se do të ishte një president i shkëlqyeshëm i Maqedonisë së Veriut” tha Zaev pas takimit me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti. Zaev tha se planifikon edhe takime tjera me partitë shqiptare që janë pjesë e koalicionit. Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut mbahen më 21 prill.