Në katër komunat veriore të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok, sot janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetarët e këtyre komunave.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se procesi ka shkuar normalisht. Kryetarja Valdete Daka tha se në votim morën pjesë 42.42 për qind e qytetarëve.

Gjithashtu, zëvendës drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti në një prononcim për Telegrafin tha se procesi zgjedhor ka kaluar i qetë pa ndonjë incident të shënuar.