Në garën për këshillin bashkiak të Athinës, për zgjedhjet lokale që do zhvillohen këtë të dielë do të kandidojë edhe një shqiptare.

Ajo është Ariana Bariaba e cila kandidon në zgjedhjet e 26 Majit. Në një videomesazh ku ajo flet shqip i bën thirrje bashkëatdhetarëve të saj që të votojnë për partinë për të cilën ajo garon.

“Të dashur bashkatdhetarët e mi, në 26 Maj zhvillohen zgjedhjet në Greqi. Ne me nënshtetësi greke na është dhënë mundësia të zgjedhim dhe zgjidhemi. Pranova mundësinë për kandidim për këtë parti pasi është e vetmja parti që na ka mbështetur”, thotë Ariana Bariaba.