Ditën e sotme, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me krerët e bashkive që aktualisht drejtohen nga PD. Pas këtij takimi ka folur kryetari aktual i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu.

Ai deklaroi i bindur, se nuk e liron zyrën e tij dhe ka paralajmëruar se në 13 tetor qytetarët do shikojnë sesa vota do marrë.  “Zgjedhjet e 30 qershorit janë të paligjshme. Unë nuk e lë zyrën për këto zgjedhje, është personale. Në 13 tetor do e shohim se sa vota do marr”, tha Mziu.