Taulant Ballau shpreh i bindur se zgjedhjet lokale nuk do të zhvendosen dhe as anulohen.

Duke folur në Kuvend, ai tha se më 30 Qershor shqiptarët do t’i drejtohen kutive të votimit dhe këtë nuk e luan as topi.

Kreu i Grupit të PS nuk kurseu as ironinë për PD dhe LSI.

“Uroj që PD të shpëtojë nga pengmarrja e Bashës. Sa i përket LSI-së, nuk quhet pengmarrje pasi është parti që trashëgohet brenda familjes” – tha Balla.