Në një intervistë ekskluizive për Tirananews kreu i Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiri, u shpreh se vendimi për t’u çrregjistruar nga zgjedhjet dhe për të hequr kandidatët nga listat ishte një strategji për të goditur përfundimisht dekretin e Presidentit Meta për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve.

Gjë që sipas tij, u arrit dhe Kolegji tha se, zgjedhjet do të zhvillohen normalisht më 30 Qershor.

“Kërkesa jonë për ç’regjistrimin dhe tërheqja e kandidatëve nga fleta e votimit ishtë për të arritur tek goditja e dekretit të Presidentit. Nuk na përdori askush ishte një mendim i thellë juridik. Unë mund ta them edhe më troç është personal i imi. Edhe në këtë drejtim edhe PS-së nuk i ka shkuar kur ndërmend që ta bënte një hap të tillë” , shprehet ai. Ndërkohë që kërkon shkarkimin me urgjencë të Presdentit të Republikës mbi të gjitha, pasi sipas Beqirit, ai nuk denjon të respektoj as vendimin e Kolegjit Zgjedhor në lidhje me zgjedhjet.

Intervista e plotë

Cili ështe komenti juaj për vendimin e Kolegjit Zgjedhor, i cili rrëzoi kërkes- padinë tuaj për t’u çrregjistruar nga zgjedhjet?

Dy institucionet më të rëndësishme në Republikën e Shqipërisë për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, këto janë dy institucionet më të larta. Për rrjedhojë kolegji dje shqyrtoi thelbin e padisë së Partisë Uniteti Kombëtar dhe shkakun që e detyroi Partinë e Unitetit Kombëtar t’i drejtohej fillimish KQZ-së dhe më pas Kolegjit Zgjedhor. Shkaku i padisë, më themelorja e kërkesës sonë ishte që procesin e prishi dekreti i Presidentit, për ç’dekretimin e dekretit të vetë. Është kjo që prishi balancën dhe atë çfarë ishte ndërtuar nga tetori i vitit 2018 e deri më 8 qershor të këtij viti.

Ne na dha përgjigjen, duke i dhënë përgjigje një subjekti, duke thënë që dekreti i Presidentit për ç’dekretimin e datës së zgjedhjeve është absolutisht i pavlefshëm ndaj duhet vazhduar procesi zgjedhor dhe duhet të shkoni drejt 30 Qershorit. Kjo do të thotë që Kolegji Zgjedhor si organi më i lartë pranoi dy gjera, e para e pranoi që Shqipëria më 30 Qershor duhet të votoj dhe e dyta ligjëroi që dekreti i Presidentit është nul.

Ne donim të dilnim nga zgjedhjet pikërisht për shkak të këtij dekreti. Në rast se ky dekret është nul, si e tha edhe Kolegji Zgjedhor ne do të vazhdojmë, jemi në rregull.

Pasi nëse do ishte i rregullt ne do tërhiqeshim, pasi nuk donim aventurta, por kolegji i dha përgjigje problemit tonë. Nuk na çregjistruan, pasi zgjedhje do ketë, data është normale edhe për të tjerat që janë kapërcyer afatet, problemi i letrave, por këto janë dytësore.

Cili është komenti juaj për daljen më të fundit të Presidentit, pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor?

Presidenti tha që nuk e njohin vendimin e Kolegjit Zgjedhor dhe filloi ta përgojonte. Një përgojim i tillë e bënë shumë më të ngutshëm problemin e shkarkimit të Presidentit të Republikës. Sepse ky President është anti-ligjor, anti-kushtetues, është për të vënë duart në kokë. Pasi Kolegji Zgjedhor është gjykatë. Ai vetë e ka miratuar kur ka qenë deputet vendimin ku thuhet që vendimet e Kolegjit Zgjedhor janë në formë ligji dhe kanë formë të prerë.

Ka zëra që ju jeni përdorur për nga PS në vendimarrjen tuaj për t’ju drejtuar Kolegjit Zgjedhor?

Ne jemi një patri modeste, por problemi duke ruajtur modestinë, ne pranojmë që juristët dhe avokatët që ka në përbërjen e vetë Partia e Unitetit Kombëtar nuk i ka asnjë parti tjetër në Shqipëri dhe menidmi juridik tek partia jonë është jashtëzakonisht i lartë.

Ky ishte një hap juridik që ndërmori Partia e Unitetit Kombëtar, ishte me bazë të thellë juridike. Duke parë mundësitë që janë nëpërmjet zgjidhjeve ligjore, menduam në fillim për Gjykatën Kushtetuese, por nuk ishte as kjo zgjidhje, pasi ishte shprehur në 2017 dhe kishtë thënë: nuk është në komptetencën tonë, është në kompetencë të Gjykatës Administrative. Ca zgjidhje tjetër kishte? Ishte vetëm kjo që ne gjetëm. Kërkesa jonë për ç’regjistrimin dhe tërheqja e kandidatëve nga fleta e votimit ishtë për të arritur tek goditja e dekretit të Presidentit. Nuk na përdori askush ishte një mendim i thellë juridik. Unë mund ta them edhe më troç është personal i imi. Edhe në këtë drejtim edhe PS-së nuk i ka shkuar kur ndërmend që ta bënte një hap të tillë./tirananews.al