Kur mbetet afro një muaj e gjysmë nga zgjedhjet parlamentare, pritet që brenda kësaj jave të publikohet edhe lista e saktë për të gjithë votuesit.

Bledar Doracaj, Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile shprehet për Vizion Plus, se deri më tani, asnjë subjekt nuk u ka ngritur shqetësimin se në listat e përgatitura ka ndërhyrje.

Ndryshe nga çfarë ndodhi në zgjedhjet lokale të 2015, Doracaj shprehet se këtë vit asnjë person nuk do të mund të transferohet nga njëra bashki në tjetrën, vetëm për shkak të votimeve.

Doracaj sqaroi se të gjithë ata persona qe shkelin ligjin duke mos regjistruar adresën e sakte te banimit do të gjobiten me 10 mijë lekë.