Në përfundim të misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e procesit zgjedhor, Ambasadorja Glover ka dërguar një letër në Ministrinë e Brendshme ku shpreh mirënjohjen për bashkëpunimin e shkëlqyer. Lajmin e ka bërë të ditur Zv.Ministrja e Brendshme Romina Kuko nëpërmjet një postimi në Twitter.

Së bashku me ekipin,e vlerësuar që në rolin e Drejtueses së Task Forcës së Ministrisë së Brendshme për Zgjedhjet, morëm nga Shefja e Misionit të ODHIR, Ambasadorja Glover, letrën ku shprehet mirënjohje e sinqertë për bashkëpunimin e shkëlqyer mes Ministrisë së Brendshme dhe ODIHR.


Falenderime ekipit në MB dhe Polici të Shtetit për përkushtimin pa orar dhe menaxhimin profesional të gjithë procesit në gjithë kompleksitetin e tij. Falenderime ODIHR për bashkëpunimin e shkëlqyer, korrektesës dhe paanësisë në kryerjen e misionit”– shkruan Kuko.