Të anketuarit që e kanë vlerësuar të gabuar vendimin e Presidentit Ilir Meta për të anuluar zgjedhjet, janë pyetur edhe se cilës parti i përkasin.

Kështu, 73.5 % që mendojnë se Meta ka gabuar me dekretin, janë shprehur se janë votues të Partisë Socialiste. 14.4 % nga Partia Demokratike, dhe vetëm një përqindje shumë e vogël, prej vetëm 0.9 % zgjedhës të LSI-së, e gjykojnë të gabuar dekretin e Metës.