Zëvendëskryeministri kinez, Liu He, krye negociator në bisedimet tregtare me SHBA-në do të udhëtojë në Uashington në fund të muajit për të vijuar negociatat, la të kuptohej sekretari për Thesarin, Steven Mnuchin.

Sekretari amerikan i Shtetit për Financat, Donald Trump u pohoi gazetarëve në vazhdën e një seance në Kongres se synimi ishte organizimi i një vizite të zyrtarit të lartë kinez gjatë këtij muaji, sipas njoftimeve të ‘’Bloomberg News’’ të konfirmuara nga një zëdhënëse e Thesarit.

Mnuchin saktësoi se mbyllja e pjesshme e qeverisë (“shutdown”) për shkak të një sprove force buxhetore nuk do të ishte pengesë për këtë takim.